Motrat Vjollca, Luana dhe Marina, duket se kanë qenë “molla e sherrit” mes Ledri Vulës dhe Getoar Selimit. Në fakt, ky i fundit është gjendur në një situatë jo shumë të këndshme. Suplementi “Bluetooth” i Gazeta Shqiptare shkruan se Getit i është dashur të zgjedhë nëse duhej të “tradhtonte” shokun e tij Ledri Vula, apo të dilte kundër kunatit të tij Krenar Çoçaj, i dashuri i ri i Luanës.

Zgjedhja e Getoarit ka qenë e qartë: në fillim e dashura, pastaj vijnë të tjerët. Ledri Vula dhe Krenar Çoçaj janë aktualisht palë në një proces gjyqësor, për një ngjarje të disa viteve më parë. Krenari ka dhunuar fizikisht Ledrin, për shkak të Dafina Zeqirit, e cila asokohe ka pasur lidhje me të dy djemtë.

Getoari ka qenë i përfshirë në këtë histori, pasi Ledri në atë periudhë ka qenë anëtar i “Babastars” dhe përpara sulmit ishte pikërisht duke shkuar për ta takuar. Por, i gjendur në këtë situatë, lideri i “Babastars” është tërhequr mënjanë, edhe pse Gjykata e Prishtinës e ka kërkuar të dëshmojë, raporton “Bluetooth”.

(Bluetooth/GazetaShqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb