Jose Mourinho dhe Pep Guardiola u përballën sërish, në ndeshjen miqësore mes Manchester United dhe Manchester City, duke na rikujtuar rivalitetin mes dy teknikëve kur udhëhiqnin përkatësisht Realin e Madridit dhe Barcelonën.

Pas fitores 2-0 në derbin e parë të zhvilluar për këtë vit, Mourinho tha se ripërballja me Guardiolën nuk ishte një suprizë.

“Nuk ishte një suprizë për mua, por për ata që shesin rivalitetin. Vazhdoj të them të njëjtën gjë. Punuam 3 vite bashkë, qeshëm në fitore dhe qamë në humbje. Mbrojtëm të njëjtin klub dhe marrëdhënia jonë ishte shumë e mirë ato tre vite. Më pas Guardiola u bë trajner i Barcelonës ndërsa unë i Real Madrid. Ishte një moment specifik për të dy klubet, pasi Barcelona ishte më e mirë në botë, kur Real Madrid, një gjigand me probleme. Kjo e bënte rivalitetin më të madh. Por tani gjërat kanë ndryshuar. Në Premier League, nuk është më një përballje mes nesh, por një përballje për trofeun e kampionatit anglez,” tha Mourinho.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb