Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, është bërë menaxher i parë në futboll që ka arritur të shpenzojë mbi 1 miliardë paund për transferime të futbollistëve, ndërsa pasohet nga Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, analiza e shpenzimeve të të gjitha kohërave të menaxherit të Manchester United tregon se ai tani ka shpenzuar pak më shumë se 1.1 miliardë në 17 vjet si trajner, ndërsa ky ‘rekord’ i tij erdhi pas shpenzimeve në këtë verë, me blerjet e Victor Lindelof, Romelu Lukaku dhe Nemanja Matic.

Pep Guardiola, kundërshtari i Mourinho në Spanjë dhe rivali aktual lokal me Manchester Cityn zë vendin e tetë si trajneri më shpenzues me plot 859 milionë funte, por ka karrierë pak më shumë se gjysma e ‘Special One’ dhe mund të llogaritet edhe si i dyti.

Llogaritjet e Daily Mail thuhet se janë marrë te vlerat e ponderuara të funteve në kohën e çdo transaksioni në llogari të qëndrueshmërisë, shkruan tg.

Mourinho dhe Guardiola janë konsideruar të dy në mesin e menaxherëve më të mirë të të gjitha kohërave – megjithëse të dy kanë pasur shpenzime masive për të arritur suksese në karrierat e tyre menaxheriale.

Menaxheri i dytë që iu ofrohet afër shpenzimeve të Mourinhos dhe kalon ato të Guardiolas është trajneri i Bayern Munchut, Carlo Ancelotti, ku me nëntë klubet që ka udhëhequr në 22 vjet, ka shpenzuar 970 milionë funte bruto deri tani.

shpenzimet

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb