Njeriu më i përfolur i 20 viteve të fundit në futbollin italian, Luçiano Moxhi, nga sot do jetë këshilltar i klubit të Partizanit pasi nënshkroi një kontratë tre vjeçare.

Lajmi bëri bujë duke u transmetuar në shumë media, por në Itali, thuajse gjendej në çdo gazetë. Por jo të gjithë kanë reaguar pozitivisht ndaj këtij lajmi.
Gazetari i njohur italian i rrjetit “Mediaset”, Mauricio Pistoki, nuk ka kursyer ironinë pas publikimit të këtij lajmi me një mesazh të qartë në Twitter.
tweet-pistocchi-3-470x318
“Në vitin 1991, në 6 muaj, 47000 shqiptarë zbarkuan në Itali në kërkim të një shprese. 26 vite më vonë, ne iu dërguam Luçiano Moxhin. Pa asnjë shpresë”, ishte mesazhi i qartë i tij.

Pistoki ka qenë gjithmonë një kritik i Moxhit dhe ndër zërat që kanë kundërshtuar vazhdimisht pretendimet e ish-drejtuesit të Juventusit se e meritonte të kthehej në futbollin aktiv.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb