Për sa kohë janë shtuar së fundi kërkesat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan që të mbyllen institucionet, të cilat veprojnë nën ombrellën e kundërshtarit të tij politik, klerikut Fetullah Gulen, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) thotë se nuk ka marrë ndonjë kërkesë zyrtare nga Turqia për mbylljen e këtyre shkollave, shkruan sot Koha Ditore.

Në vizitën e presidentit të Kosovës në Turqi, Hashim Thaçi, fundvitin e kaluar, gjatë takimit me presidentin turk, temë diskutimi kishin qenë edhe shkollat që dyshohet se veprojnë në kuadër të lëvizjes “Gulen”.

Por, Presidenca e Kosovës asnjëherë nuk kishte dhënë detaje se çfarë kishte kërkuar Erdogan nga presidenti Thaçi sa u përket këtyre institucioneve, ndonëse në media ishte raportuar se ai i kishte kërkuar Thaçit që të mbyllen këto shkolla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb