TIRANE- Kreu i Kuvendit, ende në detyrë, Ilir Meta ka uruar sot besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit.

Meta shprehu mirënjohje, ndërsa uroi që ky muaj të sjellë më shumë dashuri për njëri-tjetrin. Nga ana tjetër ai theksoi se ky është muaj i sakrificës.

“Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm! Ky muaj të sjellë më shumë dashuri për njëri-tjetrin. Ky muaj i sakrificës, të sjellë paqe sociale dhe besim. Solidaritet për ata që kanë nevojë për përkujdesje”, tha Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: