Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Mungesa e mjekëve, ministria e Shëndetësisë: 314 specializantë në spitale në vitin 2018

unnamed-76-2-350x200 (1)

NGA MARIGLEN MERTIRI

TIRANE- Largimi i mjekëve nga vendi dhe mungesa e specializimeve për një kohë të gjatë ka sjellë një situatë shqetësuese në spitalet e vendit. Por për Ministrinë e Shëndetësisë shpresa nuk është zbehur pasi duke filluar nga viti 2018 përfundojnë studimet 314 specializantë të cilët do të emërohen në spitalet ku kanë më shumë nevojë për mjekë specialistë.

“Ne sot, mund të flasim për fryte të një politike të drejtë, pas hapjes së specializimeve për të gjitha fushat e mjekësisë, ku tashmë po studiojnë rreth 600 specializantë. Ju jeni dëshmitarë të nisjes së këtij procesi, falë të cilit shumë shpejt, duke filluar nga viti I ardhshëm, do të kemi 314 specializantët e parë në disa shërbime ku nevojat janë akute, në të gjithë vendin. Duke filluar nga viti 2018, do të kemi 12 pediatër të rinj, 9 onkologë, 12 mjekë urgjence, 18 obsetër gjinekologë, 8 neurologë, 14 kirurgë të përgjithshëm, 18 kardiologë, 14 anestezistë, që do të zbusin boshllëkun e krijuar nga politika e vjetër”, u shpreh Manastirliu.

Hapja e specializimeve në mjekësi cilësohet një arritje edhe për Ministrinë e Arsimit pasi në dy fazat e tij nuk ka pasur ankimime.

Stimulimi në pagë për të mbuluar nevojat në rrethe është një nga teknikat që po përdor ministria për mjekët e spitaleve universitare.

Këto deklarata dy ministret i bënë nga konferenca kombëtare e Shkencave Mjekësore, e cila mbajti edicionin e katërt në Tiranë.

(el.sp/BalkanWeb)



Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.