Gentian Muça ndonëse nuk mban shiritin e kapitenit në syrin e tifozëve ai është parë gjithnjë si i tillë. Sot, mbrojtësi i bardhebluve në një prononcim për gazetarët ka pohuar se abandonimi që tifozët i bënë ekipit të Tiranës, padyshim që ndikoi në rënien nga kategoria.

“E them me bindje se pasojat do të vijnë më mbrapa, atëherë do e kuptojmë se çfarë ka ndodhur realisht. Pasojat nuk janë vetëm sa i përket largimit të futbollistëve, por edhe të rënda për historinë e këtij klubi”, tha Muça.

Nga fjalët e tij kuptohet se një pjesë të madhe të përgjegjësisë duhet ta mbajnë edhe tifozët, të cilët kanë munguar në momentet më të vështira të historisë së skuadrës. “Besoj se ka ndikuar 100% në rënien e skuadrës”, deklaroi Muça, i pyetur nëse tribunat bosh kishin ndikuar te kjo rënie.

Pavarësisht se skuadra sezonin tjetër do luajë në Kategorinë e Praë, ndyshe nga shumë të tjerë, Muça shprehet se do vijojë të qëndrojë bardheblu. “S’besoj se ka më lart se Tirana. Po, besoj se do të mbetem bardheblu”, ishte komenti i liderit të prapavijës së Tiranës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb