Ekipit kombëtar të futbollit që është i grumbulluar në qendrën stërvitore të përfaqësueses turke i është bashkuar edhe presidenti i FSHF-së Armnado Duka. Para stërvitjes së planifikuar ditën e sotme, Duka ka menduar të mbajë një mbledhje me skuadrën për rezultatet aspak pozitive të ndeshjeve të fundit.

Sipas “SuperSport”, kreu i FSHF-së, i cili nuk ishte i pranishëm në stadium në ndeshjen kundër Luksemburgut, ka diskutuar sot me lojtarët për rreth 30 minuta në sallën e mbledhjeve në hotel, ku edhe në prani të stafit teknik është diskutuar për situatën që po kalojnë kuqezinjtë.

Duka, në muajt e kaluar, ka kritikuar vazhdimisht në media ekipin për “përgjumjen” që e kishte përfshirë që pas Europianit, ndërsa bënte thirrje që skuadra të “zgjohej”. Duket se pas humbjes me Luksemburgun, ai ka vendosur që këtë mesazh t’ua përçojë direkt lojtarëve të cilët kanë regjistruar një seri prej 5 humbjesh radhazi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb