Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi sot një kompani e cila merret me prodhimin, kultivimin, përpunimin si dhe shitjen e distribuimin e patates dhe produkteve të saj në Vushtri nga ku është tallur me zgjedhjet presidenciale në Serbi.

Në pyetjen se si do të ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhja e Vuçiçit President i Serbisë, Mustafa, kryeministri kosovar është përgjigjur me ironi duke thënë se “kjo nuk do të ndikojë në rritjen e patateve në Kosovë”.

 

Ndërsa, i pyetur lidhur me demarkacionin se kur do të shkojë në Kuvend dhe se a i kanë votat e nevojshme për kalimin e tij në Kuvend, Mustafa tha se nuk e sheh të arsyeshme të flas për punë të tjera përveç punës që po bën kjo kompani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: