PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar qytetarët e tij për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë përvjetor Mustafa ka nuk ka lënë pa uruar dhe ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.
“Juve që çdo ditë po e vëni nga një gur në shtatin e Republikës së Kosovës që sot i mbushi 9 vjet, juve bashkatdhetarë tanë që prore shikoni kah Kosova të cilën e mbështetët aq shumë në fazat më delikate, juve familjeve të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së, ju uroj këtë përvjetor të madh të Pavarësisë së shtetit tonë”, ka shkruar Mustafa në ‘Facebook’.

“Këtë përvjetor, kësaj radhe, ia uroj veçmas ish Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili pa të drejtë po mbahet jashtë vendit me fletë-arrest të serbeve që kryen krime sistematike në Kosovë. Vlerat e lirisë dhe të shtetit të pavarur sikurse edhe e vërteta janë përherë ngadhënjyese. Ashtu siç është Kosova”, shkruan Mustafa.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: