PRISHTINE– Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar sot në ‘Twitter’ lidhur me vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për të sulmuar bazën ajrore të Sirisë. Sipas Mustafës, ky vendim mbron vlerat njerëzore.

“Vendimi i Presidentit Trump për të sulmuar bazën ajrore të Sirisë, për shkak të përdorimit të armëve kimike, mbron vlerat njerëzore. Kosova e përkrah këtë veprim”, ka shkruar Mustafa.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: