Për të katërtin vit radhazi, Muzeu Historik Kombëtar përfshihet në një aktivitet shumë dimensional nën titullin “Dita Ndërkombëtare e Muzeve”.

Muzeu Kombëtar e ka kthyer në traditë tashmë, që në Natën dhe Ditën e Muzeve, më 17 dhe 18 Maj, të trajtojë temën e shpallur nga ICOM-i dhe të shpalosi shenjat dalluese të kësaj dite, të përcaktuara zyrtarisht nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve, duke u bërë pjesë integruese e ICOM-it, (Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve) me temën dhe dizajnin e përbashkët të të gjithë muzeve botërorë.

Tema e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve për vitin 2017 ishte: “Muzetë dhe historitë tabu: Të flasësh pa fjalë në muze ose të thuash të paimagjinueshmen”. Kjo temë përqëndrohej në rolin e muzeve, të cilët duke punuar në dobi të shoqërisë, shndërrohen në pika kyçe për nxitjen e marrëdhënieve paqësore mes njerëzve.

mzk-298x200

Gjatë fjalës së tij në hapjen e një ekspozite me punime argjendi, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi tha se “gjatë punës hulumtuese për katalogimin dhe iventarizimin e objekteve, që gjenden në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, kemi arritur të evidentojmë një kryq prej argjendi, që i përket kishës së Shën Mërisë, në Elbasan. Kryqi prej argjendi në të dy anët paraqet skena ikonografike, të cilat janë gdhendur me finesë nga Janko Voskopojari në vitin 1748. Gjatë punës hulumtuese gjithashtu kemi mundur të evidentojmë dy mbulesa prej argjendi”.

E para, sipas tij, i përket ikonës së Shën Gjergjit, e cila ka qenë e vendosur në proskinitarin e kishës së Shën Gjergjit në Nokovë të Lunxhërisë, Gjirokastër. Mbulesa e dytë i përket ikonës së Shën e Premtes, që ka qenë e vendosur në proskinitarin e kishës së Shën e Premtes në Selckë të Lunxhërisë, Gjirokastër. Objektet e tjera të ekspozuara janë: brerore, kapakë ungjilli, lugë kungimi, kryqe, eksapterë, kuti lipsanesh, etj. Restaurimi i tyre u krye në laboratorin e konservimit të koleksioneve të Muzeut Historik Kombëtar nga laborantët e Sektorit të Konservimit të Koleksioneve nën drejtimin e Prof. Ass. Dr. Frederik Stamatit”.

Vetë profesor Stamati falenderoi punën e specialistëve të laboratorit dhe të vetë Muzeut Kombëtar për sjelljen në dritë të këtyre punimeve të harruara, që sipas tij, u ndriçuan kur në formët e tyre të gjetur nuk kuptoheshin se çfarë ishin.

monumumente-Copy-298x200

kspozita “Muzetë dhe historitë tabu. Thesare të argjendarëve vendas” përmban 19 objekte prej ari dhe argjendi, të cilat janë punuar nga argjendarët vendas. Nga mbishkrimet që gjenden të skalitura mbi to vërtetojmë se i përkasin shek. XVII-XVIII.

Në fondin e Muzeut Historik Kombëtar gjenden mjaft objekte të punuara me ar dhe argjend: mbulesa ikonash, brerore, kapakë ungjijsh, potirë, lugë kungimi, kryqe, eksapterë, temjanica, kuti lipsanesh, etj. Teknika e punimit të arit dhe argjendit ka qenë pjesë e pandarë e kulturës dhe e traditës sonë kombëtare. Objektet janë punuar me teknikat e rrahjes e të gdhendjes, si edhe me përdorimin e mjaft veglave që krijoheshin nga vetë zejtarët për zbukurimin e objekteve.

Ekspozita “Muzetë dhe historitë tabu. Thesare të argjendarëve vendas” do të qëndrojë e hapur nga data 18 maj deri më 4 qershor 2017, në Pavijonin e Ikonave të Muzeut Historik Kombëtar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: