Në Turqi ka një muze për çokollatat, ku objektet dhe veprat e artit, si ato në foto, janë të krijuara thjesht prej çokollatës.

Çokollata e zezë përmban flavonoid, shkruan TRT, një lloj antioksiduesi që mendohet se redukton dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira, nxitës potencial të tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Një studim i publikuar në “Journal of Immunology Research” tregon që rruazat e kuqe të gjakut janë më pak të prekshme nga radikalet e lira pas konsumit të një pijeje me kakao të pasur me flavonoid.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: