TIRANE- Muzeu Historik Kombëtar ka rinisur projektin ””Arkeologu i vogël” me nxënësit e shkollës “Lidhja e Prizrenit”. “Arkeologu i vogël” është një projekt i inicuar nga Sektori i Programeve Edukative pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Fëmijët nga shkolla 9-vjeçare ”Lidhja e Prizrenit”, përgjithësisht nxënës të interesuar për historinë dhe arkeologjinë, të shoqëruar edhe nga dy mësuese të tyre, si fillim bënë një guidë në muze.

muze femije

Ata u njohën imtësisht me Pavijonin e Lashtësisë dhe me objektet e zbuluara në vite prej ekspeditave arkeologjike. Më pas nxënësit u drejtuan për në atrium ku zhvilluan pjesën tjetër të aktivitetit, e që kishte të bënte me imitimin e gërmimeve dhe gjetjen e objekteve antike. Pas gërmimeve fëmijët vizatuan objektet të cilat i kishin gjetur vetë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që fëmijë të moshave të ndryshme të vijnë në muze dhe të njihen më nga afër me historinë e vendit tonë. Konkretisht, projekti në fjalë i njeh nxënësit me procesin e gërmimeve që bëjnë arkeologët gjatë ekspeditave të tyre në terren.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb