Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me referendumin që do të zhvillohet në Turqi ditën e dielë. Referendumi do të bëhet për t’i dhënë ose jo më shumë pushtet Presidentit të vendit, Rexhep Tajip Erdogan.

Myftiu i Shkordër kërkoi të lutemi për mbarësinë e referendumit që mund të jetë fillimi i një ndryshimi historik. Është pikërisht ky referendum i bërë nga Erdogan i cili ka përshkallëzuar tensionet mes Turqisë dhe Europës.

Mos-lejimi i disa përfaqësueve turq të zhvillonin mitingje në disa prej qyteteve më të mëdha të Europës, ka bërë që Erdogan t’i quajë gjermanët dhe hollandezët mbetje naziste.

Presidenti i Turqisë, Taip Rexhep Erdogan ka hedhur poshtë pretendimet se do të ndryshojë mënyrë e qeverisjes në Turqi pas referendumit për ndryshimet kushtetuese. “Në 40 vitet e mia të jetës politike unë nuk kam pasur pretendime për ta ndryshuar regjimin”, ka thënë Erdogan. Sipas tij, debatet për ndryshimin e regjimit kanë marrë fund në vitin 1923 kur Kemal Ataturku kishte themeluar Turqinë si republikë. “Qeveria nuk u është përgjigjur nevojave të tanishme”, ka thënë Erdogan

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb