Kreu i Bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu ia ka arritur qëllimit për t’i bërë marketing qytetit të tij. Lajmi për dekorimin e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve Donald Trump ‘qytetar nderi’ i Kamzës ‘ka marrë dhenë’ deri në Zelandën e Re.

Fillimisht ka qenë Associated Press që ka publikuar lajmin. Më pas e përditshmja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një shkrim të veçantë dekorimit të Presidentit të ri Amerikan.

“Bashkia e Kamzës votoi unanimisht për Trump, si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator i politikës së jashtme, një komunikator popullor mendjemprehtë dhe një udhëheqës i kohëve moderne”, shkruan “Daily Mail” duke cituar Associated Press.
Daily Mail per Mziun

Në vendimin e marrë dje nga kjo Bashki, thekson gazeta britanike, përshëndetej Trump për “ofrimin e shpresës për të gjithë amerikanët, të cilët me të drejtë e ndjenë veten të tradhëtuar nga klasa politike.”

“Kamza, në periferi të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, është e drejtuar nga opozita e qendrës së djathtë, me kryetar Xhelal Mziun, i cili në faqen e tij në Facebook ka postuar një foto të vetes duke qëndruar pranë Trump, të dy me shenjën e fitores”, e përfundon shkrimin “DailyMail”.

Herald per trump dhe mziun

Po kështu gazeta e Zelandës së Re, “News Zelanda Herald” ka publikuar lajmin. Titulli “qytetar nderi” iu dha dhe presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, me votë unanime nga Këshilli Bashkiak.

Edhe gjigandi “Yahoo” e ka publikuar lajmin në faqen e tij kryesore.

Yahoo per Trump e Mziun

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb