Kamza prezantoi sot zyrtarisht 4 përforcime në merkato. Argent Halilaj, Bruno Arrabal, Alfred Zefi dhe Hektor Idrizaj firmosën kontratat duke pranuar që në sezonin e ri të veshin fanellën e skuadrës që këtë vit do të luajë në Kategorinë Superiore.

Prezantimi i këtyre lojtarëve u bë nga vetë kryebashkiaku Xhelal Mziu në zyrën e tij. Një nga detajet që bie në sy në zyrën e Mziut janë dhe fotot e personaliteteve që mban të varura në mur.

Nga pamjet e shpërndara për mediat nga prezantimi i sotëm i futbollistëve të rinj, duket qartë sfondi me fotografitë e Sali Berishës, Nënë Terezës, Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemalit. Megjithatë në zyrën e kryebashkiakut të Kamzës mungon një foto e Presidentit të Republikës./panoramasport/
kamza-470x297

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: