TIRANE- Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, njëherësh deputet, ka reaguar për situatën e zjarrve në vend. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se kryeministri Rama nuk po merret me situatën alarmante dhe me zjarret që po shkrumbojnë vendin, ndërsa shton me ironi, se kjo ndodh për shkak se “asnjë socialist nuk ja kërkoi në dëgjesat e tij ‘pas pilafit'”.

Sakaq, ai shkruan se sot pritet shkarkimi i kreut të Emergjencave Civile Shemsi Premçi, pas deklaratës bombastike të bërë një ditë më parë se vendi kërcënohet nga tërmete të forta si ai në vitin 1967.

POSTIMI I PLOTE

Rama nuk po merret me zjarret që shkrumbojnë vendin, sepse asnjë socialist nuk ja kërkoi në dëgjesat e tij “pas pilafit”!

‘Zero shqetesim për zjarret’; i rezulton Fugës në raportin përfundimtar përmbledhës!

Zjarret po trillohen nga Premçi, pritet shkarkimi i tij për panik, ndaj deklarata e tij për tërmet është normale!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: