TIRANË- Pak orë pasi Partia Demokratike denoncoi dhunën mbi shefin e shtabit elektoral të opozitës në Pukë, nga kreu i Bashkisë, aleati i Lulzim Bashës publikon video dhe foto nga ‘incidenti’. Ai akuzon kryebashkiakun e Pukës, Gjon Gjonaj për terror ndaj qytetarëve.

“Dhunohet lokali i shefit te shtabit elektoral të ‘Opozitës së Bashkuar’ Z.Demir Hyseni, në qytetin e Pukës. Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Pukë Gjoni Gjoni, Policia Bashkiake dhe Policia e Rendit bastisin lokalin, pa paraqitur asnjë dokument. Terrori politik i ushtruar nga Kryetari i Bashkisë Pukë, po vazhdon edhe në njësi të tjera administrative duke dhunuar edhe fizikisht aktiviste dhe drejtues të Opozitës. I kërkojmë Kryeministrit Rama, shkarkimin e Kryetarit Bashkisë Pukë Z.Gjon Gjoni, mbasi ka shkelur ligjin dhe ka ushtruar presion dhe dhune mbi drejtuesit e aktivistet e Shtabit Elektoral të Opozitës”, shkruan Ndoka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: