UASHINGTON– Një asteroid i madh me një diametër rreth 470 metra do të kalojë relativisht pranë planetit Tokë, por pa paraqitur asnjë rrezik, më 31 tetor, që korrespondon me ditën e Halloweenit.

Ky objekt qiellor i emërtuar 2015 B145 pritet të jetë trupi qiellor më i njohur që do t’i kalojë mjaft pranë planetit tonë një fenomen që pritet të përsëritet në vitin 2027, bëri të ditur NASA, agjencia hapësinore amerikane.

”Nëse përcaktimi i kryer përsa i përket madhësisë është i saktë, ky asteroid është 28 herë më masiv se meteori Chelyabinsk që depërtoi atmosferën mbi Rusi në shkurtin e vitit 2013”, saktësoi qendra e specializuar “Earth and Sky”.

Asteroidi 2015 TB145 do të kalojë Tokën në një distancë rreth 500 mijë kilometra ose 1,3 herë distancën që ndan planetin tonë nga Hëna. Gjithashtu ky trup qiellor do të kalojë nga vetëm 466 mijë kilometra nga kjo e fundit.

Me shumë gjasa ky objekt nuk mund të shquhet me sy të lirë, por astronomët amatorë kanë mundësi ta shohin me anë të teleskopit.

Ai do të kalojë më pranë Tokës rreth orës 15:14 GMT më 31 tetor.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: