Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

NASA paralajmëron: Një asteroid do të kalojë shumë pranë Tokës, por …

asteroid

Një asteroid, rreth 650 metra i gjerë, do të kalojë në afërsi të Tokës, por pa paraqitur rreziqe, sipas NASA-s.

“Edhe pse nuk ka asnjë mundësi që asteroidi të përplaset me planetin tonë, ai do të jetë shumë pranë për një objekt hapësinor me këtë përmasë”, theksoi agjencia amerikane hapësinore në një komunikatë.

Quajtur 2014-JO25, asteroidi me përmasa rreth 650 metra gjerësi, do të kalojë 1,8 milionë kilometra nga Toka, që do të thotë pak a shumë pesë herë distanca që na ndan nga Hëna.

Hera e fundit që 2014-JO25 na ka vizituar daton 400 vjet më parë dhe nuk do të rishihet para 2 600 vitesh.

Objekti i madh hapësinor do të kalojë shumë pranë planetit tonë pasi të rrotullohet rreth Diellit dhe më pas do të vazhdojë rrugën drejt Jupiterit para se të rikthehet drejt qendrës së sistemit diellor.

Në vitin 2004, Tutatis, një asteroid shumë më i madh, 4,6 kilometra i gjatë dhe 2,4 kilometra i gjerë, në formën e kikirikut, kaloi 1 549 719 kilometra larg, domethënë katë herë distanca Tokë-Hënë.

(BalkanWeb)



KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.