Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Nata e dytë e festës/ Surpriza e bavarezeve, me kostume tradicionale shijojnë “Birra Korça” (FOTO)

WhatsApp Image 2017-08-11 at 12.25.01

Festa e Birrës e kthyer tashmë në një traditë për qytetin e Korçës është një ndër evenimentet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj, të cilët kanë zaptuar çdo cep të qytetit.

Shumë prej tyre kanë udhëtuar me kilometra të tëra për të qenë të pranishëm në këtë festë të mrekullueshme, ndërsa të gjithë preferojnë mbretëreshën “Birra Korça”. Birra më e vjetër shqiptare është preferuar edhe nga këto dy gjermane nga krahina e njohur e Bavarisë.

Ato kanë veshur kostume tipike bavareze gjatë natës së dytë të Festës së Birrës në Korçë, teksa pozojnë në krah të zv.kryeministrit Niko Peleshi.

Atmosfera e krijuar në Korçë për to është e ngjajshme me atë të krijuar në October Festa, festa më e madhe e birrës në botë që organizohet prej 200 vitesh në Gjermani.
WhatsApp Image 2017-08-11 at 12.25.01

WhatsApp Image 2017-08-11 at 12.25.00
Ashtu si turistërt shqiptarë edhe të huajt janë bërë njësh me festën, e kanë nxituar për të marrin gotat e “Birra Korça” dhe kanë shijuar më tej çdo moment të festës. Vetëm në natën e dytë janë konsumuar 80.000 gota birrë.

Atmosfera festive është ndezur edhe më tej nën shoqërinë e muzikës shqiptare dhe të huaj, e cila së bashku me “Birra Korça” e kanë shndërruar sheshin para Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla” në një hapësirë gjigante festive. Mbrëmë kanë entuziazmuar pjesëmarrësit me këngët e tyre: Altin Goci, Xhesika Polo, “Blendi Polena Band” dhe “Tiri Band”.

Përveç impresioneve të tyre, ata janë surprizuar edhe nga ambientet e lokalit të ri, i cili do të hapë dyert së shpejti për t’u ofruar të gjithëve birrën e sapoprodhuar. Një projekt ku ndërthuren vlerat e ruajtura të ndërtimit të 90 viteve më parë me stilin klasik, për të sjellë një rezultat unik në qytetin e Korçës.
WhatsApp Image 2017-08-11 at 12.25.00 (1)
Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë festa është kuruar në çdo detaj. Vala festive ka gjallëruar së tepërmi gjithë qytetin e Korçës, ku “Beer Bike” me logon e “Birra Korça” ka qenë prezente duke e mbajtur gjallë atmosferën e festës.
(BalkanWeb)


Komente ( 5 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.