NATO-ja, që ka ndërhyrë në Afganistan menjëherë pas 11 shtatorit 2001 me kërkesë të SHBA-së, nuk do të lejojë kurrë që ky vend të shndërrohet në një shenjtore për terrorizmin, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Objektivi ynë është që të garantohemi që Afganistani nuk do të rikthehet kurrë në një shenjtore për terroristë që sulmojnë vendet tona”, theksoi Stoltenberg, duke përshëndetur palnet e zhvilluara mbi këtë çështje nga presidenti amerikan Donald Trump në një fjalim të mbajtur dje në mbrëmje.

Me një kthim total në këtë çështje shumë delikate, Donald Trump e përjashtoi dje mundësin e një tërheqje të SHBA-së nga Afganistani dhe i hapi derën dërgimit të trupave shtesë.

Megjithatë ai nuk dha asnjë shifër për nivelin e trupave dhe asnjë afat në kohë, duke e gjykuar se informacione të tilla do të dëmtonin efektivitetin e misionit në Afganistan.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: