SHBA – Ndahet nga jeta në moshën 71-vjecari aktori John Heard, i cili njihet më së shumti për rolin e tij në filmin i Vetmi në Shtëpi. Aktori amerikan u gjet i pajetë të premten në dhomën e tij të hotelit në Kaliforni. Mjekët kanë konfimruar vdekjen e tij por ende nuk dihet shkaku, njofton agjencia e lajmeve BBC.

3616

John Heard raportohet se ka qëndruar në hotel pas një operacioni të vogël në shpinë këtë javë. Policia bëri të ditur se fillimisht kishin marrë një njoftim se një person kishte nevojë për ndihmë. Jemi ende në hetim e sipër po aktualisht vdekja nuk konsiderohet e dyshimtë.

Roli i babit të Kevinit tek filmi “I Vetmi në Shtëpi në vitet 90 mbahet mend nga të gjithë. Megjithatë ai nisi të aktrojë që në vitet 70. Ai ka pasur rol kryesor edhe në disa filma të tjerë siç është Cutter’s Way.

Në vitin 1999 ai u nominua për çmimin Emi në rolin e tij si detektiv i korruptuar në policinë e New Jersey në seritë televizive Sopranot. Sakaq, miqtë dhe kolegët e tij përmes rrjeteve social kanë shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të aktorit amerikan.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb