SHBA- Chuck Berry, një nga themeluesit e rrymës muzikore “rock’n roll” vdiq dje në moshën 90-vjeçare. Kitaristi dhe këngëtari amerikan mund të ndihet krenar për revolucionin që ka sjellë në botën e muzikës.

Charles Edward Anderson Berry Sr u gjend pa jetë nga mjekët në banesën e tij pranë Saint Louis në Misuri, ku ai ka akluar një pjesë të mirë të jetës. Vdekja e tij u përcaktua në 13:26 me orën lokale (18”26 GMT).

“Është me trishtim që policia e qarkut të Saint Charles konfirmon vdekjen e Charles Edward Anderson Berry Sr, i njohur si muzikanti legjendar Chuck Berry”, shkruhet në profilin “Facebook” të policisë. Ky është vetëm një nga homazhet e pafundme për këtë legjendë.

Arsyet e vdekjes ende janë të panjohura dhe familja ka kërkuar që të respektohet intimiteti i tij gjatë zisë.

Chuck Berry ka lënë mbrapa një vepër gjigante, nga “Maybellene” tek “Roll Over Beethoven” dhe “Johnny B. Goode”, që kanë influencuar gjenerata të tëra muzikantësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: