Është shuar në mengjesin e të premtes në orën 2: 47 minuta Laura Biagiotti, stilistja e madhe italiane me famë botërore.

Mjekët e spitalit Sant’Andrea të Romës lajmëruar se Biaggioti kishte vdekur si pasojë e një emoragjije cerebrale. 73 vjeçarja ishte shtruar në spital për shkak të një infarkti në orën 21:30, por mjekët thanë se ajo kishte edhe një dëmtim të rëndë cerebral.
Biagotti, thuhet në kartelën e spitalit është shtruar në Terapi Intensive në gjendje të rëndë dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve në mëngjesin e sotëm u nda nga jeta.
Laura Biaggiotti, është cilësuar nga New York Times ‘mbretëresha e kashmirit’, për shkak të përdorimit të materialit të çmuar, pothuajse në të gjitha veshjet e saj. Ajo ka qenë stilistja e parë italiane që ka bërë sfilatën e saj në Pekin, duke ‘pushtuar’ në vitet tetëdhjetë Kinën me veshjet e saj.

Shumë e lidhur me vendlindjen e saj, Laura i ka kushtuar edhe një linjë parfumesh qytetit të saj Romës.
Koleksioni i saj i parë është në vitin 72 dhe në fillim të viteve 80 ajo punon dhe jeton në kompaninë romane, pranë Guidonia, në një fortese antike e cila është bërë qendra kryesore për të dhe për stafin e saj.

Edhe mbrëmë kur është ndjerë keq ajo qëndronte atje. Laura ka dhe një vajzë Lavinia, e cila prej kohësh është në krye të kompanisë së njohur italiane.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb