Vendimi i presidentit të Amerikës, Donald Trump, për të mos lejuar që të futen në SHBA njerëz nga 6 vende të ndryshme myslimane ka arrituar Giani Infantino-n, presidentin e FIFA-s.

SHBA-ja është kandidati kryesor për organizimin e Kupës së Botës 2026 dhe për këtë arsye FIFA ka deklaruar sot se nëse nuk bëhet një kthim mbrapsht i kësaj mase, ata nuk do të lejojnë që SHBA të marrë pjesë në këtë garë.
infantino
Infantino pak dit më parë u shpreh për “The Guardian”: “Kur është fjala për gara në FIFA, çdo ekip, duke përfshirë mbështetësit dhe zyrtarët, të cilët kualifikohen për Kupën e Botës duhet të kenë qasje në vendin organizator, përndryshe nuk ka Kupë Bote. Kjo është e qartë.

Ne tani jemi në proçes për të zgjedhur vendin organizator të Botërorit 2026. Kërkesat do të jenë të qarta. Dhe pastaj secili vend mund të marrë vetë vendimin e tyre nëse ata duan të jenë konkurent në bazë të kërkesave. Është kriter i përgjithshëm i sportit”.

Vendet të cilat e kanë të ndaluar janë: Siria, Libia, Somalia, Sudani, Jemeni dhe Irani. Edhe pse kjo duket si një masë e përkohshme, nëqoftëse ajo do të vazhdojë edhe për vitet që vijnë, ose nëqoftëse janë shtuar më shumë vende në listë, do të jetë e vështirë për të bindur FIFA-n që t’i japë të drejtën e vendit organizator.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb