Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ndalohet për një kontroll, ajo që i gjen policia në makinë, fundos krutanin (VIDEO)

droghe ne tirane

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga Kruja, pasi i janë gjetur rreth 44 kg kanabis në makinë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së posaçme të operacioneve speciale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte në kryeqytet sasi të konsiderueshme lënde narkotike duke përdorur automjetin e tij, organizuan dhe zhvilluan operacionin antidrogë të koduar “Next”.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :
– Alfred Murati, 35 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Njësia Administrative Cudhi, Krujë.

Ky shtetas më datë 12.08.2017, është konstatuar duke lëvizur me automjetin e tij tip “Mercedez” në aksin rrugor Fushë Prezë – Rinas dhe është ndaluar nga shërbimet e policisë në fshatin Ahmetaq, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet janë gjetur qese plastike të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;
– Automjeti tip “Mercedes”;
– 2 aparate celularë.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 3 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.