TIRANE– Presidenti i Republikës, Ilir Meta i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të dashurve e miqve të ish-Kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi për këtë humbje të madhe.

Kreu i Shtetit thekson “veçanërisht kontributin i tij si Kryeministër i parë i Kosovës, si politikan i spikatur në vitet e para të Kosovës së çliruar, si luftëtar i paepur për çështjen e Pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjet i tij për ndërtimin e institucioneve të saj, do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: