TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta në një spital në Itali të deputetit të LSI, Gjovalin Kadeli në moshën 53-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Rama shkruan se pavarësisht kundërshtimeve ai ishte mik me Gjovalinin, pasi ishte një njeri i admirueshëm për ambicien dhe faktin se e nisi nga hiçi.

Statusi i plotë i Ramës në Facebook:
Miq, kundërshtarë, kolegë, po pavarësisht dallgëve në marrëdhëniet tona, Gjovalini ishte gjithnjë për mua njeriu i admirueshëm për ambicien e tij dhe faktin se nga hiçi, ai u bë me përpjekje e sakrifica të mëdha, një personalitet publik i Lezhës. Me keqardhje thellësisht të sinqertë, mora lajmin për vdekjen e tij dhe nuk gjej fjalë për të ngushëlluar fëmijët që pas nënës humbën edhe babanë…

U prehsh në paqe Kadel!
Screenshot005
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: