Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe njëkohësisht Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta  ka reaguar për ndarjen nga jeta e mikut të tij dhe deputetit Gjovalin Kadeli.

Meta thotë se ndarja e parakohshme dhe e padrejtë nga jeta e Kadelit është dhimbje e madhe për të gjithë kolegët dhe së pari humbje e pazëvendësishme për fëmijët e tij.

“Ndonëse nuk do të jetë më mes nesh, me shumë dashuri, mirënjohje dhe rëspekt miku e shoku i dashur Gjovalin do të mbetet në kujtesën tonë dhe në mendjen e të gjithë atyre të cilet ndanë me të jo vetëm humorin tij të casteve të gëzuara por edhe vëmëndjen dhe përkushtimin e tij ndaj halleve e problemeve të jetës së njerëzve të thjeshtë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i mikut, shokut e kolegut tonë Gjovalin!, shkruan Meta.

Mesazhi i plotë

Me pikëllim dhe trishtim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të mikut, shokut dhe kolegut tonë të dashur Gjovalin Kadeli.

Kjo ndarje e parakohshme dhe e padrejtë nga jeta e deputetit Gjovalin Kadeli është një dhimbje e madhe për të gjithë kolegët e tij të Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo është një humbje e pazvendësueshme për fëmijët e tij, për familjarët dhe të afërmit, për shokët e miqtë e tij të panumërt dhe për të gjithë përkrahësit e tij të përkushtuar në Lezhë, Kurbin, Mirditë e në gjithë Shqipërinë.

Ndonëse nuk do të jetë më mes nesh, me shumë dashuri, mirënjohje dhe rëspekt miku e shoku i dashur Gjovalin do të mbetet në kujtesën tonë dhe në mendjen e të gjithë atyre të cilet ndanë me të jo vetëm humorin tij të casteve të gëzuara por edhe vëmëndjen dhe përkushtimin e tij ndaj halleve e problemeve të jetës së njerëzve të thjeshtë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i mikut, shokut e kolegut tonë Gjovalin!

U prehtë në paqe shpirti i tij!

 

 

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb