Ish-ndërmjetësuesi belg për zgjidhjen e krizës Piter Vanhaute i ka shkruar letër të hapur ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Letra e hapur e Vanhautes:

Zotëri Gruevski, Ngjarjet e djeshme që ndodhën në Shkup, për çka ju mbani përgjegjësinë kryesore, pasi që ju jeni ata të cilët iniciuat dhunën, do të mbahet mend si një ditë tjetër e zezë e historisë së Maqedonisë. Të qartësoj: përdorimi i dhunës për të penguar procedurat demokratike në Parlament është i papranueshëm. Jam i vetëdijshëm se VMRO ende është partia më e madhe në Parlament, por kjo nuk do të thotë asgjë nëse nuk keni mundësi që të formoni shumicës parlamentare. Dhe kjo është ajo që ju zotëri Gruevski dhe partia juaj duhet ta pranoni. Nuk është puna që ti fitosh zgjedhjet dhe kështu të fitosh edhe Qeverinë. Sot, ju jeni partia më e madhe opozitare në Parlament pasi që ju e humbët shumicën parlamentare dhe kështu e humbët edhe Qeverinë. Asnjë formë e dhunës nuk do ta ndryshojë këtë fakt. E di se është shumë lehtë ti fajësoni të tjetër për ngjarjet e djeshme. Ndoshta këtë do ta merrni si shkas për një arrestim masiv të pjesëtarëve të opozitës. Të paktën nuk do të habitesha nëse ky do të ishte hapi juaj i radhës. Konferenca juaj e mbrëmshme ishte një trup, diçka e pavlefshme për një lider partie demokratike. Në vend që të mbronin vlerat e vërteta demokratike, dje pamë një demokraci të shkatërruar, në duart e anëtarëve të partisë suaj dhe një grupi të kriminelësh. Ju zotëri Gruevski është koha që ta pranoni disfatën dhe ta lëshoni skenën politike, në pritje të një hetimi të rrënjësishëm për veprimet tuaja dhe të bashkëpunëtorëve tuaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb