TIRANE- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton qytetarët se në kryeqytet do të ketë ndërprerje energjie për disa zona. Shkak është bërë rikonstruksioni dhe ndërtimin e kabinave elektrike “Shtator 90” dhe “Pira”.

Mësohet se punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor ora 09.00-14.00. Për pasojë gjatë kësaj periudhe kohe, do të ketë kufizime të energjisë elektrike në zonën e Kodrës së Diellit, pranë ish tempullit “Eleonora” si dhe në zonën e Xhamllikut, pjesërisht.

Për ditën e sotme, do të punohet gjithashtu dhe në kabinat që prekin zonat e rrugëve “Halit Bega” dhe “Niko Avrami” (Allias), për pasojë, nuk do të ketë energji deri në orën 14.00.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: