Reza Karimi është i vetmi lojtar që mungon në seancat stërvitore të Skënderbeut. Pavarësisht se është i federuar në listën UEFA, Karimi nuk duket në Korçë dhe vijon të ketë ende problemet e tij në vendlindje. Prej dy javësh, lojtari është larguar drejt Iranit për të zgjidhur ndoshta një herë e mirë këtë situatë. Por ende nuk dihet nëse do të mbyllë përfundimisht këtë situatë apo problemet do të vijojnë edhe në sezonin e ri.

Karimi u afrua me bujë në kampin korçar, megjithatë në bazë të një ligji ushtarak në vendin e tij, ai duhet të paraqitet herë pas here dhe kjo i ka shkaktuar jo pak probleme. Megjithatë te Skënderbeu janë të gatshëm që ta presin lojtarin sa të zgjidhë problemet dhe të tregojë vlerat e tij./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: