Skënderbeu do të udhëtojë drejt Republikës Çekenë turin tjetër të Ligës së Europës. Shorti e ka vënë skuadrën shqiptare përballë fituesit të çiftit Mllada Boleslav-Shemrok Rovers dhe çekët ishin ata që dominuan në sfidën e dyfishtë ndaj irlandezëve.

Ekipi i cili mbylli kampionatin çek në vendin e katërt në sezonin 2016-2017, fitoi 3-2 në sfidën e parë në transfertë falë dy golave të Mebrahtu dhe golit në fund të ndeshjes nga Shramosta.

E njëjta dyshe vendosi edhe takimin e sotëm, të fituar në shtëpi me shifrat 2-0. Shramosta shënoi golin e parë që në minutën e 9 të ndeshjes, ndërsa Mebrahtu, i cili ka nofkën Golgol, dyfishoi shifrat në minutën e 31. Këta dy lojtarë do të jenë edhe rreziku kryesor për prapavijën e Skënderbeut, në përballjen e turit tjetër të aktivitetit.

Ndeshja e parë luhet më datë 27 korrik në Republikën Çeke, ndërsa ndeshja e kthimit luhet më 3 gusht në Shqipëri./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: