Kombëtarja Spanjolle me 6 tetor mirëpret Shqipërinë për sfidën e kthimit në kuadër të kualifikuesve të Botërorit “Rusi 2018” dhe ende nuk ka përcaktuar stadiumin se ku mund të luhet kjo përballje.

Pak kohë më parë, Katalonja, e cila shpesh ka kërkuar pavarësinë nga Spanja, i kërkoi federatës që ndeshjen kundër Shqipërisë t’a sillte në një nga dy stadiumet e rajonit, atë të Barcelonës “Camp Nou” ose të Espanyol-it, “RCDE Stadium”, me pretekstin se ‘La Roha’ kishte vite që nuk luante aty.
hjsgfdwujfcer
Së fundmi sipas mediave iberike, Federata Spanjolle e Futbollit po mendon që sfidën kundër Shqipërisë t’a zhvilloje në stadiumin e Hercules, “Jose Rico Perez”. Impanti nuk është ndër më modernit, por i pranueshëm për standartet e futbollit europian dhe ka një kapacitet prej 30 mijë vendesh.

Edhe pse mbetet për tu zyrtarizuar, qyteti i Alikantes ka fituar kuota për të pritur seleksionin iberik në një ndeshje të cilën vendasit e konsiderojnë të lehtë në letër, ndaj kuqezinjve. Takimi i fundit që Spanja ka luajtur në këtë stadium është para dy vitesh ku mori një fitore 2-0 kundër Anglisë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: