Ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Botës “Rusi 2018” në grupin e Amerikës Veriore dhe Qendrore rezervuan një përplasje speciale mes Meksikës dhe Amerikës. Kjo ndeshje u luajt në stadiumin “Azteka” të Meksico City.

Pritshmëritë për një dyluftim të egër dhe spektakolar u përmbushën që në minutën e 6-të kur Bradley kaloi SHBA-të në avantazh me një gol të jashtëzakonshëm. Nuk kaluan shumë minuta para se Carlos Vela të rikthente avantazhin po me një gol të bukur në hyrje të zonës.

All Goals & Highlights – Mexico 1-1 USA – 11… by ZidaneHD
Sfida më pas dhuroi emocione nga të dy palët, por në fund përcaktues ishin golat e Bradley dhe Vela që stampuan shifrat përfundimtare që në pjesën e parë, 1-1.
Pas barazimit ku ndanë pikët, Meksika renditet e para me 14-t, e shkëputur plus 6-të nga vendi i dytë që mbahet nga Costa Rika dhe me Amerikën po me të njëjtën kuotë pikësh, 8-të.
meksikanet-tramp2-470x313
Në një takim të tillë ku me futbollin përzihen edhe interesa të tjera nuk mund të mungonin ngacmimet. Ishin tifozët e Meksikës ata që ironizonin presidentin amerikan Donald Trump lidhur me murin që ky i fundit premtoi se do ndërtonte në kufirin mes dy shteteve.
meksikanet-tramp1-470x313meksikanet-tramp-470x313
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb