Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier. Një anëtar i LSI-së është goditur në fshatin Zharrëz. Ka qenë vetë kryetari i LSI-së Petrit Vasili që ka denoncuar ngjarjen duke dhënë edhe emrin e autorit të dhunës.

Sipas Vasilit, policia e drogës nuk e ka arrestuar kriminelin. Ai i kërkon PS-së të distancohet nga kriminelët.

“Një anëtar i LSI-së në Zharrëz është goditur nga horra të Partisë Socialiste. Autori i veprës kriminale është Agim Grembi. Policia e drogës nuk ka arrestuar kriminelin. PS të dënojë aktin, të distancohet nga kriminelët. Partia Socialiste e Fierit ka përgjegjësi të rëndë për armiqësinë e krijuar”, ka deklaruar Vasili.

Kreu i LSI-së paralajmëron përgjigje të ashpër ndaj këtij akti. “Përgjigjja jonë do të jetë shumë e ashpër. Nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion”, thekson Vasili.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb