Mbi 40 hektar plazh në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, tashmë do të jenë në kushte optimale dhe do të mund të shfrytëzohen nga pushuesit vendas dhe të huaj përgjatë sezonit turistik veror.

Një impiant i montuar në grykëderdhje të lumit, i cili kryen funksionin e pastrimit nga mbetje të ndryshme, do të mbajë të pastër këtë vijë bregdetare që prej vitesh ishte futur në listën e plazheve më të ndotura të Shqipërisë.

“Ky është një investim i përkryer që disiplinon qoftë mbetjet e ngurta, ato plastike dhe vajrat. Gjithashtu edhe investimi që ka filluar në grykëdershjen e Ishmit, do të çojë në dy numrin e grykëderdhjeve të lumenjve që rehabilitojmë”, tha ministri Koka.

Ky impiant do të ketë një mision mjaft të rëndësishëm për sa i përket mbajtjes pastër të vijës bregdetare.

Investimi kap shifrën rreth një milion dollarë, ndërkohë vijon puna për pastrimin e grykëderdhjes së lumit Ishëm, ndër më të ndoturit në vendin tonë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb