TIRANE– Pas votimit në Parlament, 6 ministrat teknike dhe zëvendëskryeministri janë betuar te Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Emërimi i tyre erdhi pas marrëveshjes Rama-Basha që i dha fund protestës së opozitës dhe hyrjes së saj në zgjedhje.

Ministrat e rinj që u betuan sot janë Ledina Mandia në postin e Zv/kryeministrit, në postin e ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, ministër i Financave, Helga Vukaj, ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, ministër i Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabino, ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiri, ministre e Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb