MEMALIAJ- Në një kohë kur minatorët nga mbarë vendi protestojnë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përballë Kryeministrisë, një tjetër tubim po mbahet paralelisht nga minatorët e Memaliajt.

Në mbështetje të protestës që po mbahet në kryeqytet, protestuesit në Memaliaj kërkojnë miratimin e ‘statusit’. Ata paralajmëruan të tjera protesta, ndërsa theksuan se ndihen të tallur nga shteti.

“Ne jemi më të papaguarit. Jemi në mbështetje protestës së Tiranës, duam statusin. Na ka takuar dhe na takon se kemi bërë punë të vështirë. Kemi hyrë të gjallë në miniera dhe i kemi nxjerrë njerëzit me barela”, tha një nga protestuesit.
memaliaj-protesta-e-minatoreve

minatoret-proteste-ne-memaliaj

minatoret-proteste-ne-memaliaj-1

minatoret-proteste-ne-memaliaj-3
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: