TIRANE – Pas postimit në Facebook të kryeministrit Edi Rama ku më herët shkruante “Kërkesa KQZ-së është e koalicionit PS-LSI&Etj si shprehje vullnetmirë ndaj PD&Etj.Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë deri në fund”, të njëjtën shprehje ka përdorur kundërshtari i tij politik Lulzim Basha për t’iu kundërpërgjigjur.

Ditën e sotme, nga çadra e protestës, kryeopozitari vijoi me akuzat e tij ndaj asaj që ai e quan “qeveri e krimit” si dhe me kërkesat për qeveri teknike.

“Zgjedhje e të lira e të ndershme do të ketë vetëm me një qeveri teknike. Sa për thëniën: Ti me bukë e ne me gurë, po të them që mjalti nuk lahet me sh..shëllirë, ka vetëm një rrugë që mos ta hash të gjithën vet, t’i bashkohesh një pakti që i largohet Republikës së vjetër, i grushtit të kriminelëve dhe t’i pajtohesh axhendës së interesit qytetar. Republika e Re po vjen, është e ndershme. Republikë e Re do të thotë që në kushtet e zgjedhjeve të lira e të ndershme, vetëm përmes një qeverie teknike që i garanton ato, sovrani do të vendosë me votë të lirë,” tha Basha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: