MEKSIKË- Gratë janë gjithnjë e më tepër prezente në kartelet kriminale të Meksikës, gjithnjë e më tepër bëhen vrasëse të paguara apo vendosen në krye të bandave. Juan Carlos Ayala nga Universiteti autonom Sinalo thotë se tregtia me narkotikë është mbjell thellë në kulturën meksikane dhe është bërë, në të vërtetë, pjesë e saj. Në lidhje me këtë, barazia gjinore është bërë pjesë e botës kriminale.
“Dhuna aq është ndërlidhur me kulturën dhe përditshmërinë meksikane saqë pjesëmarrja e grave në të është bërë krejtësisht normale”, thotë Ayala.
Ai përkujton në raste kur janë paraqitë nëpër internet xhirimet dhe fotografitë në të cilat gratë i prejnë kokat viktimave të veta, dhe më pas edhe vet vdesin në të njëjtën mënyrë.
Është i njohur rasti “La Flaka”. Këtë nofkë e ka mbajtur Joselyn Nino,  zeshkania thatanike me flokë të gjatë, trupi i së cilës, sipas shkrimeve të shtypit lokal, është prerë në shumë copë dhe është lënë në frigorifer për birra.
Vajza e cila i ngjante një adoleshenteje të rëndomtë, i përdorte armët si një profesioniste dhe ishte lehtë e identifikueshme për shkak të tatuazhit në dorë.
Së pari grupet rivale e kanë publikuar fotografinë e saj, në mënyrë që ta gjejnë më lehtë dhe më pas ta likuidojnë.
Ayala pretendon se shoqëria meksikane e pranon faktin se vrasjet janë pjesë e përditshmërisë.
“Dhuna aq shumë ka depërtuar në shoqërinë tonë saqë njerëzit e pranojnë tregtinë me narkotikë si përditshmëri, ndërsa pasojë e kësaj është predispozitë për krime te fëmijë”, pretendon ai.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: