Paulo Dybala ndodhet në Argjentinë me pushime dhe ka përfituar nga rasti për të zhvilluar një ndeshje bamirësie në vendlindjen e tij, Laguna Larga.

Futbollisti i Juventusit është bërë pjesë e fonadacionit “Sorriso” duke përdorur talentin e tij për të mbledhur sa më shumë të ardhura. Por në ndeshjen e zhvilluar diçka e pazakonte ka ndodhur.

Ekipi i Dybala-s fiton një goditje standarte dhe është vetë 23-vjeçari që merr përsipër t’a ekzekutojë. Deri këtu asgjë për t’u habitur, por ajo që bën përshtypje është vendosja e murit nga kundërshtarët.

Përveçse në portë futet i gjithë ekipi për të ja bërë të pamundurën Dybalas të shënojë, në ndihmë u vijnë edhe disa tifozë por jo vetëm, pengesë për juventinin kërkon të bëhet edhe kryebashkiaku i qytetit që rreshtohet së bashku me lojtarët në vijën e portës.


Pavarësisht se në murin e ndërtuar janë më shumë se 20 persona, Dybala ekzekuton me mjeshtëri goditjen duke shënuar e duke e bërë atë një gol të jashtëzakonshëm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: