Mesfushori i Barcelonës Sergi Roberto është shndërruar në objektivin e shumë klubeve këtë merkato vere me Manchester United e cila është më e avantazhuar pasi së paku ka kërkuar informacione për lojtarin.

Roberto nuk është shumë i lumtur për situatën në klubin katalanas pasi vazhdon të jetë zgjedhje e dytë edhe pas ardhjes si trajner të Valverde. 25-vjeçari e pa veten në stol edhe në “El Clasico-n” e luajtur mbrëmë dhe në momentin që u fut në fushë i dha një tjetër impuls lojës. Aftësitë nuk i mungojnë dhe kjo e ka mërzitur Roberto-n i cili mund të tundohet nga ofertat e Manchester United.

Sipas mediave spanjolle, “Don Balon”, nëse klubi anglez arrin marrëveshjen me lojtarin atëherë nuk do të ishte problem të paguhej klauzola për të mbyllur transferimin. Barcelona mund të ndahet me Roberton për 36.5 mln stërlina pasi kaq është e parashikuar klauzola për prishje e njëanshme e marrveshjes.

Për Manchester United nuk do të ishte problem të paguhej kjo shifër, por Sergio Roberto ende dëshiron të luftojë për një vend në 11-shen e Barcelonës. Futbollisti është i rritur në akademinë katalanase dhe largimi në një skuadër tjetër do t’i veniste shpresat për tu mbajtur mend si një lojtar ikonë në “Camp Nou”, por gjithsesi merkato është e hapur deri në fund të muajit dhe nuk përjashtohet një kalim te United.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb