TIRANË- Një sasi e papërfillshme kanabisi i mbjellë ka mbetur në disa vende dhe zona malore kanë pohuar zyrtarët e policisë në deklaratat e kohëve të fundit. Por, me sa duket edhe këto bimë janë destinuar për t’u shkatërruar.

Policia e Shtetit vijon operacioni masiv anticannabis në të gjithë vendin. Operacioni konsiston në kontrollin e gjithë territorit për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.

Po kështu ka pasur kontrolle nga ajri, toka si dhe mbi bazën e informacioneve policore.
Në një prej operacioneve të zhvilluara në kodrën e Vrionit në Fushë-Krujë, policia ka gjetur mes shkurresh e pemësh 54 bimë cannabis sativa, të kultivuara në tokë të hapur rishtas, të cilat janë asgjësuar menjëherë.

Bimët janë evidentuar nga Policia e Fushë-Krujës mbi bazën e informacioneve policore.
Po kështu policia në bazë të informacioneve policore ka bërë të mundur identifikimin e dy të rinjve nga Fushë-Kruja si autorë të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit të sotëm, në kuadër të transparencës, kanë marrë pjesë edhe një grup reporterësh të cilët kishin paraqitur kërkesë pranë Policisë së Shtetit kohë më parë për të marrë pjesë në një operacion për asgjësimin e cannabisit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: