Azdren Llullaku ka firmosur për FC Astana në kampionatin kazak të futbollit. Lajmi është publikuar në mediat rumune të cilat bëjnë me dije se informacioni është marrë nga burime pranë klubit të Gaz Metan.

Sipas tyre futbollisti I përfaqësueses shqiptare nuk mund t’I thoshte dot jo një oferte të majme nga klubi kazakistanas. Oferta ka qenë aq e lartë saqë Llullaku I ka thënë menjëherë po duke ditur edhe që ky klub sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave rumune, pas ofertave të Steauas dhe Dinamos së Bukureshtit, Llullaku i kishte konfirmuar klubit se kishte marrë të tilla edhe nga Sivaspor, Leh Poznan dhe Astana.

Në fund, ai kishte zgjedhur të shkonte në Kazakistan, ku i është ofruar një rrogë prej 40 mijë eurosh në muaj, më shumë se 10-fishi i asaj që përfitonte deri tani në Rumani, ku Gaz Metan e paguante vetëm 3 mijë euro.

Nga na e klubit të rumun Gaz Metan nuk pritet të ketë pengesa pasi që tani ata i detyrohen lojtarit dy rroga të papaguara. Operacioni pritet të kryhet në muajin janar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: