LEZHE– Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Lezhës, atje ku po mban një dëgjesë publike me qytetarët, ndau me ta një histori. Teksa theksoi faktin se qeveria do të bëjë koalicion me qytetarët, pohoi se këta të fundit duhet të japin kontributin e tyre edhe të marrin parasysh gjithçka kur denoncojnë.

Rama tregoi edhe një histori ku kishte pasur komunikim me një të ri nga Shkodra, i cili i ishte ankuar se në spital i kishin marrë lekë kur kishte çuar babanë e tij. Por i riu, theksoi Rama, nuk kishte pranuar që të denonconte mjekët në fjalë, pasi do e quanin spiun.

“Jemi të hapur sa të krijohet qeveria e re, dhe mund të futeni në këtë koalicion pa dallim partish për të marrë pjesë në qeverisje aktive. Jo vetëm sa i takon ankesave konkrete personale apo dhe të komunitetit, por edhe të proceseve për problematika më të gjera. Për të gjithë anëtarët e këtij koalicion informacionin do e marrin online për pr/ligjet. S’do jetë një ekran, por pas ekranit do kemi një ushtri njerëzit. Jo gjithmonë ata që ankohen kanë të drejtë, ka dhe raste kur kanë të drejtë ka dhe nga ata që s’kanë. Këto nuk zgjidhen nëpër mbledhje, por duke bërë verifikimet e duhura ligjore. Në fund përgjigja do të jetë për qytetarin, të takon apo jo. Në rast se qytetarit i takon, ata që e kanë vonuar s’kanë më punë në zyrat e shtetit. Ai që është tek sporteli, që ia përplas derën në fytyrë ta mendojnë 7 herë nëse e bëjnë se mund të ndodh që ai është një nga anëtarët e koalicionit. Ata të kazanit në Tiranë e quajnë ca të Enver Hoxhës, ca të Mao Ce Dunit. Kjo është as më shumë e as më pak që njerëzit mos të përcillen nga dera në derë. Kryeministria u jep përgjigje duke i përcjell tek instanca e duhur. Në atë moment qyteti ngec se instanca nuk përgjigjet. Këtë do e mbushim me urë komunikimi përmes platformës. Nuk do jetë si FB ku futesh pa emër dhe shan e bën, por duhet t’i dalë për zot asaj që thotë. Që të jetë i gatshëm. Më shkruante sot një djalë nga Shkodra që: Çove babën në spital dhe me kerkuan lekë më shumë se një herë. Dhe unë i thash “vjen me mua sot në Shkodër e mi tregon”. Por ai më tha: “Epo i bie që mos të jetoj më në Shkodër. Se do më thonë ‘Ja ky spiuni’”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: