TIRANE- Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka shpjeguar arsyen se pse mungon sot në tryezën e thirrur nga PR dhe PAA sa i takon zgjidhjes së ngërçit politik.

Në një kohë kur u vërejt mungesa e Blushit, ndërsa në vend të tij ishte Mimoza Hafizi, kreu i LIBRA-s pohon se është duke takuar disa njerëz të zakonshëm nëpër Tiranë dhe se nuk kishte asnjë arsye që të ndërpriste këto takime. Sipas tij tryeza që po mbahet sot në Kryesinë e Kuvendit, nuk do të sjellë asgjë nga zgjidhja e krizës.

MESAZHI I BLUSHIT
PSE NUK JAM NË TRYEZË
Duke takuar njerëz të zakonshëm nëpër Tiranë. Nuk kisha pse ndërprisja takimet e planifikuara me ta për të marrë pjesë në një tryezë nga e cila nuk pres ndonjë zgjidhje, të paktën sonte. Megjithatë Mimoza Hafizi është aty në emër të LIBRA, për të kërkuar standarde zgjedhore më të mira dhe mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që është e mundur. Kriza ku kemi hyrë, zgjidhet vetëm me zgjedhje të shpejta dhe të shpeshta për të cilat LIBRA ështe gati. Ne do pranonim cdo zgjidhje që garanton garë të ndershme të të gjitha partive dhe kandidatëve pa përjashtim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: